Ralph Fiennes ka shprehur sërish interes për rolin e Voldemort, për në filmat e ardhshëm të sagës “Fantastic Beasts”, duke u rikthyer kështu në botën magjike të J.K. Rowling.

Gjatë një interviste për “The Express”, Fiennes deklaroi: “Ndjej një lloj lidhje me Voldemort. Nëse do të shfaqej mundësia do ta interpretoja padyshim, gjithnjë pa asnjë mëdyshje”.

Për momentin nuk ka ndonjë mundësi për shfaqjen e Voldermort në sagën e “Fantastic Beasts”, pasi ngjarjet janë shumë kohë më parë atyre të “Harry Potter”, ku Voldemort ose i njohur ndryshe si Tom Riddle, ishte nxënës në “Hogwarts”. Mundësia e vetme mund të jetë një shfaqje për të ardhmen.

Source: Televizion