Rami Malek foli për herë të parë rreth detajeve për karakterin e tij në filmin e ardhshëm “Bond 25”, ku do të interpretojë personazhin negativ.

“Ndiej një peshë të fortë mbi shpatulla. Me “Bond”-in jemi rritur të gjithë. Gjëja pozitive për mua është se interpretova një tjetër personazh të madh britanik, Freddy Mercury, kështu që mund të them se kam një shans për t’ia dalë me të keqin e filmave me James Bond”.

“Një detaj që diskutova me regjisorin ishte identifikimi i personazhit tim, nuk doja që të kishte lidhje me asnjë ideologji apo besim fetar. Por, kur lexova skenarin, e kuptova se nuk ishte ajo rruga që Cary donte të ndiqte”, -tha Malek.

Source: Televizion