“Sony” hartoi një propozim, që lidhet me “PlayStation VR”, që do t’i mundësojë shikuesve të futen në brendësi të një lokacioni që organizon eventet eSports.

Sipas dokumentit, duke mbajtur pajisjen “PSVR”, spektatori do të jetë në gjendje të marrë pjesë direkt në eventet e sporteve elektronike që zhvillohen në botën reale, përmes një teknologjie që mundëson edhe kalimin nga skenari virtual në atë të videolojës.

Teknologjia parashikon mundësi integrimi me ambientin virtual rrethues duke parë skenarin e lojës në realitet të shtuar, pak a shumë siç ndodh në lojërat si “Pokémon Go”, por brenda të njëjtit ambient të videolojës.

Parashikohet që në karriget në sallat ku zhvillohen lojërat, që duhet ndërtuar virtualisht nga kompania, të ketë telekamera dhe sensorë. Në këtë mënyrë, “Sony” do t’u mundësojë spektatorëve të përjetojnë eksperiencën e të qenit fizikisht brenda arenës ku zhvillohet eventi, por të ulur në divanin e shtëpisë.

Source: Teknologji