Platforma e re streaming e “Disney” do t’u mundësojë shikuesve të shikojnë programet televizive edhe pa pasur lidhje me internetin, pasi materialet mund të shkarkohen.

“Disney+” do të ofrojë përmbajtje nga “Pixar”, “Marvel Studios”, “Lucasfilm”, “National Geographic” dhe kompania të tjera të lidhura me studion, si dhe prurje të reja origjinale, si “The Mandalorian”, “Falcon & Winter Soldier” dhe adaptimin “live-action” të “Lady and the Tramp”.

Tregu i shërbimeve streaming është tepër konkurrues këto vitet e fundit, me “Netflix” që kryeson, por edhe “Hulu” e “Amazon Prime” kanë krijuar arkivin e tyre. Gjithashtu janë dhe televizionet tradicionale që janë përshtatur në botën streaming me shërbime si “HBO NOË” dhe “CBS All Access”.

Source: Teknologji