Rita Ora, pas një koncerti në Manchester, deklaroi se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por dha një mesazh duke treguar se me anë të durimit arrihen gjithçka.

Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekondë, do të punoj fort. Fansave të mi dua t’i them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, shkroi Rita në “Instagram”.

Source: Tendence