Rreth nesh

RRETH NESH

DigitAlb filloi transmetimet më 15 Korrik 2004, si një ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Europë, duke shënuar dhe ndryshimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare, madje edhe në një koncept më të gjerë rajonal, me një larmi programacioni dhe ndërveprimi përmes transmetimeve televizive.

DigitAlb Tokësor

Në sajë të zotërimit të teknologjisë më të fundit dixhitale dhe shkallës së lartë të
profesionalizmit të stafit, DigitAlb është kthyer në platformën më popullore në Shqipëri. Kjo, edhe në sajë të mbulimit me sinjal dixhital tokësor të qyteteve kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Krujë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Shkodër, Lezhë e duke avancuar gjithnjë e më gjerë, në të gjithë territorin, ç’ka përbën dhe një ndër synimet e afërta kryesore të platformës. Nga viti në vit, numri i abonentëve rritet në mënyrë të vazhdueshme.

DigitAlb Satelitor

Në Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb ndërmerr një ndër
investimet më të mëdha në fushën e transmetimeve, duke u bërë pjesë e transmetimeve satelitore në mbarë Europën dhe duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore, njëkohësisht.Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e cilësisë në transmetimin e programeve,DigitAlb ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit dixhitale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon e Europë.Gjithashtu, në Dhjetor të vitit 2007 DigiAlb implementoi në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive dixhitale; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfekte të mundshme, çdo detaj i figurës. DigitAlb hodhi në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë cilësi dixhitale.

DigitAlb DVBH

Madje, me 20 Dhjetor të vitit 2006, DigitAlb ishte kompania e tretë në botë që nisi
zyrtarisht transmetimet me kanalet e tij nëpërmjet teknologjisë më të fundit, DVB-H, me anë të së cilës mund të ndiqet kudo ndodhesh TV në celular.

DigitAlb KUDO

Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve, në fillim të vitit 2016 sjell një tjetër zhvillim të ri. DigitAlb KUDO është aplikacioni që ju sjell kanalet e DigitAlb në celularin apo tabletin tuaj me sistem operimi iOS apo Android. Mjaft komod në përdorim, edhe me opsionin Catch-Up, me të cilin mund të ktheheni deri në 72 orë pas, për të mos humbur asnjë program, edhe nëse nuk jeni pranë ekranit. Gama e gjerë e programacionit ekskluziv dhe për më tepër të dubluar në gjuhën shqipe, mbështetur nga fjala më e fundit e teknologjisë në transmetimet televizive dixhitale, përbën dhe çelësin e suksesit të menjëhershëm dhe rritjes së vazhdueshme të prezencës në ekranet e të gjithëve, duke e shndërruar DigitAlb në kryefjalën e televizionit. DigitAlb Ne, ecim me hapin e kohës...!

flyBOX

Në 9-vjetorin e themelimit të DigitAlb, në Korrik 2013, flyBOX është një nga risitë më të madhe teknologjike në Shqipëri, i cili sjell për herë të parë edhe shërbimin Video-On-Demand nëpërmjet katalogut Popcorn, ku çdo abonent i DigitAlb tashmë ka mundësinë të zgjedhë mes mijëra filmave e programeve dhe t’i shikojë në çdo moment që dëshiron. Popcorn, i cili përmban prodhime kinematografike shqiptare para dhe pas viteve ’90, filmat e serialet më të fundit, të gjitha të titruara apo dubluara në shqip, pasurohet çdo ditë e më shumë me tituj të rinj.

MISIONI

Ne sjellim argëtimin në çdo ditë të jetës së shqiptarëve përmes programeve tona; më të dashurat mbarëkombëtare e më të mirat mbarë botërore, duke u kujdesur pa mbarim të ofrojmë vlera vërtet të çmuara në çdo familje…

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin