I ftuar në “Howard Sterne Show”, Russell Crowe zbuloi një ndodhi kurioze që përfshin Leonardo DiCaprio dhe… një kokë dinozauri.

Aktori deklaroi se një herë, në shtëpinë e kolegut, gjatë një mbrëmjeje plot me alkool, të dy arritën një akord tepër origjinal.

“Gladiatori” bleu për 35 mijë dollarë një kokë dinozauri nga divi i “Titanic”. “Nuk isha në vete, kisha pirë shumë vodka, por e bëra për fëmijët”, -tha Crowe.

“Ishte Leo ai që e nisi bisedën. Tha se kishte një kokë dinozauri dhe donte ta shiste, sepse donte të blinte një tjetër. Dhe direkt i thashë se do ta blija unë. Fëmijët e mi në atë kohë ishin të fiksuar pas kësaj kafshe”.

Episodi ka ndodhur rreth 10 vjet më parë, aktori nuk e mban mend mirë vitin, apo për çfarë lloj dinozauri bëhej fjalë, por gjithsesi e shiti, në një ankand në vitin 2018, për të paguar shpenzimet e divorcit.

Source: Televizion