Aktorja e famshme Sharon Stone në një intervistë të fundit të dhënë për “Variety” ka zbuluar sesi fama e saj u shua pas hemorragjisë cerebrale që pësoi në vitin 2001.

61-vjeçarja e cila tashmë është pjesë e serialit të njohur “Mosaic”, tregoi se hemorragjia cerebrale ishte shumë e rëndë për të. Kjo sëmundje vazhdoi për shtatë ditë radhazi ndërkohë që Stone i’u deshën plot shtatë vite për ta marrë veten.

Që pas kësaj ngjarje, ajo u harrua krejtësisht nga industria e filmit madje askush nuk interesohej ta intervistonte. Sharon është e hapur për të treguar historinë e saj sidomos nëse kjo e fundit mund të ndihmojë gra e vajza të tjera që ndodhen në të njëjtën situatë.

Source: Tendence