“The New York Times” publikoi një studim, sipas të cilit, filmat me protagoniste femra fitojnë më shumë sesa ata me meshkuj në rolet kryesore.

Nga ky këndvështrim, suksesi i arritur nga “Wonder Woman”, 820 milionë dollarë në nivel global, mund të jetë një tendencë dhe jo thjesht një vlerësim.

Në studim, përmenden “Ocean’s 8”, “Beauty and the Beast” dhe “Oceania”, që u mundësuan filmave me protagoniste femra të arkëtojnë më shumë sesa ata me meshkujt në vitet 2014-2017.

Studioja shqyrtoi 350 filma, 105 të drejtuar nga femra dhe 245 nga meshkuj dhe i nxori rezultatet në bazë të madhësisë së buxhetit.

Lajmi mund të jetë pozitiv për filmat e ardhshëm “Mary Poppins Returns”, “Alita: Battle Angel” dhe “Captain Marvel”.

Source: Televizion