Whoopi Goldberg është një ndër 12 personazhet e njohura në botë me EGOT, që gjatë karrierës së saj ka fituar çmime “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”. Gjithashtu, është e dyta grua afro-amerikane që ka fituar një “Oscar” pas Hattie McDaniel, falë interpretimit në filmin “Ghost”. Një ndër rolet ikonë të aktores njujorkeze është ai i motër Maria Claretta, në “Sister Act”, komedia muzikore e vitit 1992.

Ndër vite është përfolur për një rikthim të Whoopi Goldberg në rolin e të arratisurës Deloris Van Cartier, por tani vjen një lajm jo i mirë për fansat. “Disney” po realizon “Sister Act 3”, 15 vjet pas kapitullit të dytë, por aktorja do të ketë një rol fare të vogël.

Goldberg deklaroi: “Shkuam në “Disney” për filmin, por me sa duket kanë vendosur të shkojnë në një drejtim tjetër me “Sister Act”. Nuk do të jetë një vazhdim i mirëfilltë, por një interpretim i ri i filmit. Do të shfaqem kalimthi në një skenë dhe kështu do të thonë se isha pjesë e tij”.

Me shumë mundësi vazhdimi/ribërja e filmit do të ketë një murgeshë të re protagoniste, element që me shumë mundësi do të zhgënjejë fansat e motër Maria Claretta.

Sipas komenteve online, pasja e Whoopi Goldberg në kastin e aktorëve do të vazhdonte linjën narrative dhe do të tërhiqte vëmendjen e një gjenerate të rritur me dy filmat e viteve ’90. Ndoshta nuk do të jetë as Maggie Smith, në rolin e nënës murgeshë.

Source: Televizion