“Sky” pritet të azhurnojë softuerin që mundëson aktivizimin e modalitetit të sigurisë për fëmijët dhe mund të arrihet thjesht duke shkuar te menuja e guidës së kanaleve.

Prindërit duhet të fusin një kod PIN bllokimi-zhbllokimi dhe mund të programojnë për të parë vetëm përmbajtje të përshtatshme deri në moshën 12-vjeçare. Të gjitha përmbajtjet e tjera, si kanale televizive on the demand, do të jenë të bllokuara. Gjithashtu, nuk do të lejohet as regjistrimi.

“Në “Sky” synojmë të vendosim familjen në krye të zhvillimit të shërbimit tonë. Modaliteti i sigurisë ndihmon prindërit të rrinë të qetë për programet që duhet të shikojnë fëmijët”, -deklaroi Stephen Van Rooyen, administratori i deleguar i “Sky” në Britani e Irlandë.

Shërbimi pritet të jetë aktiv edhe në Itali.

Source: Teknologji