“Sky TV” lançoi aplikacionin “Sky Go”, duke kombinuar dhe përmirësuar funksionet ekzistuese të “Sky Q” e “Sky Go”.

Ky aplikacion përfshin destinacione të thjeshta me një prekje në një ndërfaqe të re, një faqe “Shfletoni” me përmbledhjen e përmbajtjes sipas temës dhe zhanrit nga të gjitha kanalet, rekomandimet e personalizuara të Sky Cinema, një funksion “Regjistrime” dhe veçori të përmirësuara të lundrimit.

Video player gjithashtu është përmirësuar në mënyrë që shikuesit t’i ndalojnë dhe më pas t’i shikojnë videot që duan, ndërsa voiceover u lejon klientëve të dëgjojnë një përshkrim të gjithçkaje që klikojnë.

Aplikacioni i ri do të jetë në dispozicion këtë verë në iOS, Android, pajisjet Amazon Fire, si dhe në PC e MAC.

Source: Teknologji