“Sony” ka ndërmend të zgjerojë ekskluzivitetin “Spider-Man” me një spinoff të dedikuar “Spider-Man Noir” të Nicolas Cage. Në “Spider-Man: Into the Spider-Man Verse”, heroi bardh e zi ka dhënë mbështetje të konsiderueshme për Miles Morales dhe Peter B. Parker duke ndihmuar ata të nxjerrin në pah planin e Kingpin për të shkatërruar multiversumin.

Personazhi, i dubluar nga Nicolas Cage, ka qenë kaq i suksesshëm sa që shtyu yllin e Hollywood-it të përsërisë përvojën në këtë spinoff. Prania e Nicolas Cage në vokal do të jetë pothuajse e sigurt, edhe nëse nuk ka konfirmim zyrtar nga “Sony”.

Source: Televizion