Shtimi i shërbimeve streaming, me çmime të konsiderueshme, ka ulur piraterinë, por rritja e ekskluziviteteve mund ta lulëzojë sërish.

Shifrat flasin qartë: shërbime si Spotify e Netflix kanë kontribuuar në luftën kundër piraterisë. Kush nuk do të paguajë, shkarkon ende, por është rritur numri i personave që paguajnë tarifën mujore për të evituar problemet me shkarkimin dhe për të pasur cilësi më të mirë.

Duke parë shtimin e rritjes së numrit të platformave streaming, kuptohet se komoditeti ekonomik që ka qenë deri sot pika e fortë në luftën kundër piraterisë zbehet, bashkë me të edhe prakticiteti.

Politika e ekskluzivitetit, sot, e bën të nevojshme abonimin në disa shërbime streaming. Do të shikosh “Gomorra” apo “Game of Throne”? Duhet të kesh “Now TV”. Ndërsa për “Narcos”, “Stranger Things”, “The Croën” dhe “Orange is The Neë Black” duhet “Netflix”. Edhe “Amazon” nuk mbetet pas me “The Good Omen”, “The Grand” dhe “Lord of the rings”. Për mos të folur për “Apple”, që ka angazhuar më të mirët e Hollywood-it për prodhimet e veta. Por, është edhe “Disney”, që e përdorin shumë familje me fëmijë.

Source: Teknologji