Zyra Federale Zvicerane e Kulturës (BAK) dëshiron të krijojë një platformë transmetimi për filmat zviceranë.

 

Modeli është Netflix, por, nëse është e mundur, oferta zvicerane duhet të jetë pa pagesë për shikuesit. Në fund të fundit, konsumatorët tashmë i kanë mbështetur financiarisht filmat përmes taksave të tyre”, tha Ivo Kummer, shefi i departamentit të filmit në BAK, për transmetuesin gjerman Zviceran SRF.

BAK mbështet çdo vit prodhimet zvicerane të filmit me rreth 30 milionë franga (26 milionë euro).

Swissflix, ka për qëllim të parandalojë që filmat të harrohen pasi të jenë lëshuar në festivalet e filmit, në kinema dhe në DVD, duke mbuluar prodhimet aktuale dhe klasike. Projekti duhet të zbatohet deri në vitin 2024. Periudha e gjatë përgatitore është e nevojshme për shkak të sqarimit gjithëpërfshirës të të drejtës së autorit.

Sipas planeve fillestare, arkivi kombëtar i filmit, Cinemathèque Suisse në Lausanne, do të jetë përgjegjës për shërbimin e ri streaming.

Source: Teknologji