Për të pestën herë, në moshën 73-vjeçare, Sylvester Stallone interpreton veteranin e luftës në Vietnam në “Rambo: Last Blood”, përkrah Paz Vega.

“Rambo është ana pesimiste, Rocky ajo optimiste. Ky i fundit ka pasur sukses, sepse ishte një film për një burrë që nuk heq dorë lehtë”, -deklaroi aktori gjatë prezantimit të filmit në Cannes.

Për një ndër personazhet kult të karrierës së tij të ndritur, Sly deklaroi se dëshiron të bëjë një tjetër film: “Dua të bëj një “Rocky” të ri, por që këtë herë të fokusohet te një boksier emigrant ilegal në SHBA. Do të jetë fenomenal, interesant dhe argëtues”.

Source: Televizion