Një inxhinier amerikan ka krijuar syzet që fikin ekranet e televizorëve dhe të kompjuterëve, duke i bërë që të shfaqen si gri. Scott Blew pritet që ta nxjerrë në treg projektin e tij në pranverë të vitit të ardhshëm.

Lentet e syzeve janë në gjendje të bllokojnë dritën e valëve të gjata të ekraneve Led e Lcd. Funksionojnë në përgjithësi për televizorët dhe laptopët, por nuk kanë asnjë efekt për smartphone-t.

Ideja për këtë shpikje erdhi pasi Blew po mendonte të bënte një detoksikim nga ekranet e shumta që e rrethonin: “Bota është përfshirë nga një shpërthim ekranesh që kërkojnë vëmendjen tonë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë të kesh eksperienca njerëzore. Këto syze të japin kontrollin se kur dhe si t’i shikosh ekranet”.

Source: Teknologji