Shërbimi streaming ka pushtuar tregun ndërkombëtar dhe një ndër risitë e kohëve të fundit janë prodhimet origjinale ndërvepruese. “Netflix” ka qenë ndër të parë që ka sjellë programe për fëmijë dhe filma, ku publiku mund të zgjedhë vijimin që dëshiron.

Por, me sa duket, nuk do të jenë të vetmit. “Youtube” ka ndër mend të bëjë konkurrencën. Duke folur për “Bloomberg”, shefja e programeve origjinale, Susanne Daniels deklaroi se kompania po punon për krijimin e projekteve origjinale interaktive.

“Ne tani kemi mjete dhe mundësi të mrekullueshme për të krijuar dhe për të sjellë histori ndërvepruese dhe me shumë nivele. Ben Relles ka intuitë dhe përvojë për ta bërë platformën zgjedhjen e përkryer për të zhvilluar këtë drejtim të ri emocionues”.

Source: Teknologji