Taylor Swift do të rikthehet sërish në ekran si aktore, këtë herë me muzikalin “Cats”, ku do të ketë rolin e maces Bombalurina. Njoftimin e bëri të ditur vetë këngëtarja, duke postuar në rrjetet sociale foton nga sheshxhirimi.

 

View this post on Instagram

 

Meow.

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift) on Jan 22, 2019 at 8:26am PST

Bombalurina është një personazh i njohur si keqdashëse, që do gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes. Shpesh mund të bëhet arrogante, sidomos me Grizabella-n, por thellë-thellë Bombalurina ka zemër të mirë. Në produksionin teatral shfaqet shpesh krah mikes së mirë Demeter, një mackë tepër e sofistikuar, por jo sa Bombalurina.

Filmi muzikal është projektuar për të dalë në dhjetor 2019. Së bashku me Swift, në kastin e aktorëve janë edhe Idris Elba si Macavity the Mystery Cat, Rebel Wilson si Jennyanydots, James Corden si Bustopher Jones dhe e madhja Judi Dench si Old Deuteronomy, shefja e maceve Jellicle.

Source: Televizion