Shërbimi streaming po përhapet me shpejtësi dhe kompanitë e studiot më të mëdha filmike po lançojnë platformat e veta. Nuk bën përjashtim as “MGM”, e cila pritet të nxjerrë “EpixNow”, me filma dhe seriale televizive. Materialet do të jenë edhe nga “Paramount” e “Lionsgate”.

Mes tyre janë njoftuar “Star Trek” i J. J. Abram, “Annihilation”, “Arrival”, “Terminator 2: Judgement Day” dhe “A Quiet Place” i John Krasinski. “Berlin Station” dhe “Deep State” do të jenë ndër të parat që do të shpërndahen që nga fillimi i funksionimit të platformës. Për serialet, gjithçka do të ketë firmën “Epix”.

Tregu po bëhet gjithnjë e më konkurrues dhe platformat synojnë të joshin spektatorët me titujt të rëndësishëm, gjë që pritet të bëjë dhe “EpixNow”, lançimi i të cilës pritet të jetë gjatë këtij viti.

Source: Teknologji