Për të luftuar konkurrencën e “Netflix” dhe të shërbimit të ri “Disney”, “Warner Bros.” po përgatitet të lançojë shërbimin e vet streaming on demand, që do të përfshijë edhe “HBO”-në, pra prodhime suksesi, si “Game of Thrones” e “Westworld”.

Administratori i përgjithshëm i “WarnerMedia”, John Stankey deklaroi se shërbimi i ri do të përfshijë prodhime nga të gjitha markat “WarnerMedia”, mes të cilave “TBS”, “Warner Bros.”, “Entertainment”, si dhe “HBO”.

Stankey tha se “WarnerMedia” synon të modifikojë rrënjësisht aksesin me të cilën publiku do të hyjë në disa kanale, sidomos për “HBO”-në, duke marrë shkas nga shërbime të tjera streaming si “Netflix” dhe “Hulu”.

“Do të angazhohemi të lançojmë një shërbim me cilësi dhe konkurrues, që do të shërbejë si një plotësues për aktivitetet tona ekzistuese dhe do të na ndihmojë të përhapim shërbimin tonë, duke ofruar një zgjedhje të re me koleksionin e filmave, serialeve, dokumentarët dhe filmat e animuar, me prodhimet më të dashura nga shikuesit në të gjithë botën”, -tha Stankey.

Source: Teknologji