Ndarja e abonimit të shërbimeve streaming mund të bëhet më e vështirë. Britanikja “Synamedia” prezantoi në “CES” një teknologji të re të aftë të dallojë kush e shpërndanë fjalimin e abonimit në shërbime online si “Netflix”, “HBO Go”, “Amazon Prime Video”.

“Credential Sharing Insight” analizon të dhënat, për të evidentuar skemën e rutinës së përditshme. Merren në konsideratë vendet e eksesit të abonentit, ora kur përdoren shërbimet, programet që shikohen, në cilët aparate e kështu me radhë. Kur të dhënat tregojnë për ndryshim të kësaj rutine dhe që mund të ketë dyshime për ndarje të abonimit, “Synamedia” njofton kompaninë shpërndarëse të shërbimit.

Shefi i “Synamedia”, Jean-Marc Racine deklaroi: “Ndoshta në fillim kompanive u intereson kjo lloj ndarjeje, por me kalimin e kohës nis të bëhet pengesë për rritjen e numrit të abonentëve”.

Source: Teknologji