Postimi i parë në rrjetet sociale i Irina Shayk pas ndarjes nga Bradley Cooper është bërë tepër i klikuar dhe duket si një sinjal për ecjen përpara.

Dhe si për t’i hedhur benzinë zjarrit, ish-partneri i Lady Gaga, Christian Carino i bëri “like” fotos, duke nisur direkt të flitet për një telenovelë hollivudiane.

Edhe pse flitet se këngëtarja nuk ka lidhje me ndarjen mes modes dhe aktorit, “A Star is Born” pati ndikimin e vet.

Sipas medies rozë amerikane, Bradley Cooper ishte tepër i shpërqendruar dhe i shkëputur emocionalisht nga lidhja gjatë xhirimeve të filmit, duke shkaktuar dhe krizën në çift.

Lady Gaga dhe Christian Carino u ndanë para daljes së filmit, duke anuluar dhe fejesën. Ja përse “Like” e ish-it të këngëtares te fotoja e Irina Shayk ngjalli kureshtjen e botës së “gossip”.

Source: Tendence