Kalibrimi i televizorit është tepër i rëndësishëm. Sot, çmimi i pajisjeve, kompetencave të nevojshme dhe kostoja e një kalibrimi i bërë nga një profesionist e çojnë përdoruesin të bëjë një zgjedhje që nuk i shkon për shtat një televizori të ri.

“Calman” zhvillon një prej softuerëve më të famshëm për kalibrimin e monitorëve, televizorëve dhe videoprojektorëve. Kalibrimi është tepër i rëndësishëm, por jo të gjithë kanë mundësi të përballojnë koston e pajisjeve të jashtme. “Dikur ishin gjeneratorët”, – tha L.A. Heberlein, zv/presidenti i kompanisë. “Sot, procesorët e televizorëve më të mirë janë kaq të fuqishëm që pa asnjë problem mund të gjenerojnë sinjale që na shërbejnë për të kalibruar një monitor”.

Heberlein konfirmoi se “Calman” po punon për të integruar softuerin e kalibrimit në brendësi të televizorëve: “Duam të bëjmë të njëjtën gjë si “Audyssey” për videot”.

“Audyssey” është sistemi i kalibrimit audio i përfshirë në shumë sisteme “Home Cinema”. Vihet mikrofoni në vendin e dëgjimit, shtypet një buton dhe amplifikatori e bën vetë punën.

“Calman” po punon për të krijuar pajisjen që do të integrohet në TV, duke eliminuar gjeneratorin e sinjalit. Mjafton që ta lidhësh sondën me hyrjen USB, të klikosh në menunë dedikuar kalibrimit dhe të pritet kompletimi i procedurës automatike.

Source: Teknologji