“Huawei” po punon për televizorin e parë 5G 8K, i cili pritet të prezantohet këtë vit dhe do të jetë dhe i pari i këtij lloji në botë. Gjiganti kinez, i cili prodhon çipat e vet 5G, do të bëhet kështu prodhuesi i ri në fushën e televizorëve.

Sipas “Engadget”, pak kompani po i konsiderojnë idetë në fushën e 5G TV, por ky lloj produkti do t’u mundësonte përdoruesve ta marrin shpejt VR ose përmbajtjen tjetër që është e pasur me të dhëna, si dhe të njëjtën përmbajtje ta shikojnë në ekran me rezolucion të lartë.

Edhe pse transmetimi i përmbajtjes 8K në televizorë është ende një gjë e rrallë, 4K TV tashmë është duke u bërë standard, të cilin tregu televiziv po e drejton ngadalë në arritjet e ardhshme.

“VentureBeat” shkruan se “Huawei 5G TV” mund të shërbejë edhe si router për pajisjet e tjera dhe pajisjet e mençura shtëpiake.

Source: Teknologji