Teknologjia mendon dhe për dembelët. Për personat që përtojnë të ngrihen është divani që kujdeset për të ndezur apo fikur dritat, të hapë e mbyllë dyert dhe të ndezë televizorin.

Janë të shumta kompanitë që i janë drejtuar teknologjisë për të lehtësuar veprimtaritë e njerëzve. Të tillë janë dhe divanet smart, që nëpër lidhjes me bluetooth dhe Wi-Fi mund të vësh në punë objekte të ndryshme elektronike të shtëpisë, pa e prishur fare rehatinë.

Ndryshojnë formë thjesht me një komandë në smartphone, për të rregulluar mënyrën e qëndrimit, për të qenë sa më rehat, ndezin kondicionerin, por dhe ndërveprojnë me televizorin, duke e ndezur, fikur, por edhe për të ndërruar kanalet.

Source: Teknologji