Jim Starlin, krijuesi i Thanos, dëshiron që ai të shfaqet përsëri në filmat e Marvel Cinematic Universe. Pas shfaqjes të spikatur në “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”, e ardhmja e tij është e zymtë. Por, për krijuesin e Titanit të Çmendur, Marvel Studios duhet ta rikthejnë në filmat e ardhshëm.

“E dini, ata kanë bërë kaq shumë para nga ai, nuk mund të besoj se ata nuk do ta bëjnë përsëri dhe unë e di se Josh Brolin do të donte të bënte më shumë…”, deklaroi Starlin.

Source: Televizion