Lady Gaga është emri i famshëm që kësaj here ka qenë protagonist i intervistës së famshme të “Vogue”, “73 pyetjet”, ku ajo u është përgjigjur disa pyetjeve goxha të nxehta.

Këngëtarja dhe aktorja ka folur edhe për filmin e saj të fundit me Bradley Cooper, muzikën e të cilit e ka bërë vetë Gaga.

Në njërën nga shumë pyetjet që iu bënë, Lady Gaga u pyet se cili është thashethemi më i çmendur që ka dëgjuar për veten?

“Cili është thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar për veten”, e ka pyetur intervistuesi këngëtaren! “Kanë thënë që unë kam penis”, është përgjigjur Gaga.

Source: Tendence