“The Chainsmokers” zbuluan datat e turneut të ardhshëm botëror, që nis në shtator. Grupi që do ta shoqërojë në këtë aventurë “live” është “5 Seconds of Summer” dhe këngëtarja kanadeze Lennon Stella.

Për momentin janë njoftuar vetëm datat për koncertet në Amerikën e Veriut, për pjesën tjetër të botës ende nuk janë dhënë informacione.

Nuk është dhe aq rastësi bashkëpunimi i tyre, pasi, së fundi, dy grupet kanë realizuar dhe një këngë së bashku, “Who Do You Love”.

Source: Tendence