“The Many Sains of Newark” është pararendësi televiziv i “The Sopranos”, seriali i “HBO”-së që kishte për protagonist aktorin e ndjerë James Gandolfini dhe që përfundoi rreth 11 vjet më parë.

Seriali, i shkruar dhe drejtuar nga David Chase në bashkëpunim me Lawrence Conner, do të ambientohet në vitet ’60. Në këtë periudhë komuniteti italo-amerikan dhe ai afro-amerikan nuk e shihnin me sy të mirë njëri-tjetrin dhe divergjencat mes gangsterëve rivalë shpesh kishin dhe pasoja fatale.

“That Hashtag Show” shkruan rreth personazheve që do të jenë të pranishëm. Në “The Many Saints of Newark” nuk do të mungojë Tony Soprano, por sigurisht shumë më i ri. Do të jetë edhe Dickie Moltisanti. Lihet e hapur mundësia për Christopher Moltisanti, që te “The Sopranos” interpretohej nga Michael Imperioli. Sipas kësaj faqeje, mësohet se edhe Aldo Moltisanti do të jetë një ndër personazhet e projektit, saktësisht gjyshi i Tony Soprano.

Source: Televizion