Producentët e “The Simpsons” kanë nisur bisedimet me Disney për të realizuar vazhdimin e filmit të vitit 2007. Tani, në prag të fillimit të sezonit të tij të 31-të, seriali i dashur është bërë një element kryesor i komedisë amerikane dhe nuk është më thjesht një program televiziv i animuar.

Përmes blerjes së saj të fundit të filmave dhe aseteve të Fox, Disney tani është bërë pronar i “The Simpsons”. Projekti është në hapat e para dhe ende nuk ka detaje të mëtejshme rreth këtij filmi.

Source: Televizion