Seriali televiziv “Tremors”, me rikthimin e aktorit Kevin Bacon që interpretonte protagonistin në filmin e parë të sagës, nuk u transmetua në ekran. Gjatë Festivalit të Televizionit në Texas, në prani të ekipit dhe kastit të aktorëve u transmetuan disa klipe nga episodi pilot.

Disa muaj më parë ishte mundësia për të parë serialin televiziv frymëzuar nga “Tremors”, me Kevin Bacon që interpretonte sërish Val. Dhe sipas “Deadline”, e gjithë kjo mund të shtojë shpresën për të parë “Tremors” në ekranin e vogël. Edhe pse një version televiziv u transmetua në fillim të viteve 2000.

Nuk ka konfirmime për fatin e serialit televiziv, por dihet vetëm se vijojnë xhirimet për filmin e shtatë të “Tremors”. Të gjithë filmat përfshijnë aktorin Michael Gross në rolin e Burt Grummer, një personazh dytësor ekscentrik.

Source: Televizion