Historia e dashurisë mes Harry e Ginny, edhe pse e ngadaltë, është pjesë integrale e fundit të lumtur që përfundojnë shtatë librat dhe tetë filmat e sagës “Harry Potter”. Por, ka hipoteza se jeta sentimentale e Djalit që Mbijetoi fsheh diçka.

Ka pasur një sërë teorish që e nxjerrin Harry-n të dashuruar me rivalin historik Draco Malfoy. Në një farë mënyre këtë e konfirmoi edhe vetë aktori.

Gjatë një interviste, Tom Felton deklaroi me shaka: “Ah! Mendoj se kjo dihet, Harry ka qenë gjithnjë i dashuruar me Draco! Nuk arrinte ta fshinte në asnjë mënyrë”.

“Edhe kur ishte me Ginny-n, Harry e kishte mendjen te Draco”, i mbajti lojën Rupert Grint, Ron Weasley i filmit.

Source: Televizion