Protagonisti i “Spider-man: Far From Home”, Tom Holland shfrytëzoi turin e promocionit për të bërë fansat që të ëndërrojnë rreth një ndërthurjeje mes interpretuesve të këtij personazhi.

Në një intervistë, Holland tha se dëshiron të realizojë një film mes Spider-Men dhe të punojë së bashku me Tobey Maguire e Andrew Garfield, që e kanë interpretuar më parë Peter Parker dhe alteregon e tij.

“Sigurisht që do të më pëlqente të bëja një film me djemtë, do të ishte fantastike. Do të ishte shumë e bukur. Dhe e dimë që fansat e dëshirojnë dhe do ta duan shumë. Por, për realizimin është diçka që duhet ta vendosë Marvel e Sony. Nuk varet nga unë”.

Source: Televizion