Surprizë e madhe në San Diego për publikun e “Comic-Con Festival”, që ka arritur në edicionin e 50-të.

Tom Cruise prezantoi, jashtë programit, trailerin me imazhet e para të vazhdimit të “Top Gun”, filmi i vitit 1986 që e bëri të njohur në të gjithë botën si një yll hollivudian.

“Prej 34 vjetësh më pyesni nëse ajo histori do të kishte një vazhdim. Keni pasur shumë durim dhe tani mund t’ju them po”, -tha Cruise.

Aktori rikthehet në rolin e Pete “Maverick” Mitchell, piloti i avionëve luftarakë, adhurues i rrezikut dhe motorit. Filmi pritet të dalë në vitin 2020.

 

Source: Televizion