“Unë Besoj…” një nga frazat e Dritan Hoxhës shqiptuar në një nga takimet më të rëndësishme të vitit 2004, kur vendosej fati i digjitalit në Shqipëri, është fija që lidh 5 seritë e dokumentarit me të njëjti titull që do të transmetohet së shpejti në Digitalb.

 

Përmes zërit e dëshmive të personaliteteve të spikatura të kombit, artit, gazetarisë e televizionit, ky serial na merr me vete për të rivizituar rrugën që bëri Shqipëria digjitale përmes Digitalb-it për të ardhur deri këtu.

 

Një risi teknologjike edhe për Europën, e para në rajon, Digitalb transformoi kombin, bashkoi shqiptarët, unifikoi gjuhën, zhduku kufinjtë shtetërorë mes shqiptarëve, transformoi mënyrën si bëhej televizioni e si shihej televizor, ndryshoi rrënjësisht pasionin për sportin dhe i dha dashurisë për kombëtaren jo vetëm një himn kuq-e-zi, por dhe përmasat e festave në arena madhështore.

 

Me zërin e mbi 100 personaliteteve tregohet historia e 15 Viteve të Digitalb dhe impaktin që pati ai tek Shqiptarët anë e kënd Globit.

 

Me Autorë Koloreto Cukalin dhe Denis Dyrnjaja, dhe Producent Ekzekutiv Ledion Liçon, nga kjo e Dielë 9 Qershor, ora 20.15 në T, Digitalb