Shpëtimi i futbollistëve të vegjël në shpellën tajlandeze, së bashku me trajnerin e tyre, do të bëhet film dhe po e përgatit studioja “Universal”.

Ishin të shumtë që u sulën për të marrë të drejtat për përshtatjen kinematografike të ngjarjes, por ky i “Universal Pictures” është një projekt më konkret, në fazë zhvillimi. Studioja mori material për tragjedinë si nga djemtë dhe trajneri i tyre Aekkaphol Chantaëong, por dhe nga ata që dhanë ndihmën, dr. Richard Harris dhe dr. Craig Challen.

Për momentin, filmi, që do të përqendrohet te 18 ditët e tmerrshme që kaluan djemtë në shpellë, nuk ka ende një titull.

Michael De Luca e Dana Brunetti, që do të prodhojnë filmin, deklaruan: “Si shumë persona që morën pjesë në misionin e shpëtimit në fillim të këtij viti, mbetën të prekur nga përpjekjet heroike të palombarëve dhe u ndjemë të çliruar kur dolën shëndoshë e mirë, së bashku me trajnerin e tyre. Jemi entuziastë për këtë mundësi, për të treguar këtë histori të jashtëzakonshme”.

Source: Televizion