Një video mbikëqyrjeje e vitet 1989 konfirmon se Michael Jackson kishte çuar të voglin James Safechuck për të blerë bizhuteri. James Safechuck është një prej dy akuzuesve të mbretit të pop-it, ku rreth tij është realizuar dokumentari “Leaving Neverland”, qe rindërton marrëdhënien e Jackson me dy fëmijë duke konfirmuar tendencat e tij të pedofilisë.

Në viti 1989, Michael Jackson shoqëroi të voglin për të blerë bizhuteri në Zales të Simi Valley, por maskimi i tij tërhoqi vëmendjen e sigurisë së dyqanit dhe kështu ai u detyrua të tregonte identitetin e vërtetë.

Sipas TMZ, video tregon Michael Jackson me mustaqe false, dhëmbë të rreme dhe paruke së bashku me të voglin James Safechuck. Në “Leaving Neverland”, Safechuck kujton se Michael Jackson i ka blerë shumë unaza, një prej të cilave ishte “unaza e fejesës”. Pamjet e vitit 1989 konfirmojnë tregimin e tij.

Source: Tendence