Pas njoftimit të “The Lion King: The Gift”, albumi i ri frymëzuar nga filmi i ri “Disney”, Beyonce publikoi listën e këngëve të projektit të shumëpritur.

Priteshin emra të mëdhenj të muzikës për kolonën zanore të filmit të drejtuar nga Jon Favreau dhe në fakt në albumin prodhuar tërësisht nga Queen Bey figurojnë edhe Jay-Z, Kendrick Lamar, Childish Gambino (që është dhe zëri dublues i Simba-s së rritur), Pharrell Williams e Tierra Ëhack.

Gjithashtu pjesë e albumit janë edhe këngëtarë nigerianë si Wizkid, Eazi, Tiwa Savage, Tekno e Yemi Alade.

“Këngët e “Lion King” janë një letër dashurie për Afrikën dhe doja të sigurohesha që të gjeja artistët më të talentuar afrikanë”, -deklaroi Beyonce.

Ja lista me muzikën e filmit:

 

“Bigger” – Beyoncé

“Find Your Way Back (Circle of Life)” – Beyoncé

“Don’t Jealous Me” – Tekno, Yemi Alade, & Mr Eazi

“Ja Are E” – Burna Boy

“The Nile” – Beyoncé & Kendrick Lamar

“Mood 4 Eva” – Beyoncé, JAY-Z, & Childish Gambino

“Water” – Beyoncé, SALATIEL, & Pharrell Williams

“Brown Skin Girl” – Beyoncé, Wizkid, SAINt JHN, & Blue Ivy Carter

“Keys To The Kingdom” Mr Eazi & Tiwa Savage

“Otherside” – Beyoncé

“Already” – Beyoncé & Shatta wale

“My Power” – Beyoncé, Moonchild Sanelly, Yemi Alade, Busiswa, & Tierra Whack

“Scar” – 070 Shake & Jessie Reyez

“Spirit” – Beyoncé

Source: Tendence