“Matrix” pritet të rikthehet. Motrat Wachowski do të jenë përsëri në regji për një projekt të ri rreth këtij filmi të vitit 1999 me protagonist Keanu Reeves, duke zgjeruar këtë univers që shënoi një etapë të rëndësishme të kinemasë.

Sipas “Discussing Film”, skenari do të mbajë firmën e Zack Penn dhe protagonist do të jetë ylli i “Creed”, Michael B. Jordan. Xhirimet pritet që të nisin në muajt e parë të vitit 2020 në Chicago.

“Matrix” tërhoqi krejtësisht botën e kinemasë. Disa mund të citojnë efektet e veçanta. Të tjerë mund të citojnë argumentet biblike të një historie të thënë në botën kiberpunk. Edhe më shumë të tjerë mund ta shohin filmin si një manifest për botën ku jetojmë. Me aq shumë informacion që na vjen në ditët tona (shumë më tepër se sa kishim 20 vjet më parë), ne nuk e dimë se çfarë është e vërtetë apo false.

Source: Televizion