Samsung zbuloi një TV që kthehet nga horizontalisht në vertikalisht, kështu që mund të shfaqë lehtësisht përmbajtje të telefonave të mençur. Pajisja quhet Sero dhe vjen me një mbështetëse të integruar, mbi të cilin kthehet ekrani.

TV do të dalë në shitje në Korenë e Jugut në fund të majit dhe do të kushtojë 1,89 milionë won (1.250 paund). Sero do të vijë me një mikrofon dhe do të inkorporohet asistentja virtuale e Samsung, Bixby.

Source: Teknologji