Artistja më e famshme e Kinës, Fan Bingbing, është zhdukur pa lënë gjurmë që në fillim të qershorit dhe që atëherë nuk ka asnjë lajm për të, e cila arriti famë ndërkombëtare falë roleve të saj në filmat “Iron Man” dhe “X-Men”. Qeveria hesht për rastin, por në vend ekziston frika që zhdukja e saj është e lidhur me një hetim të autoriteteve të Pekinit për evazion fiskal, në industrinë kinematografike. Fan mund të ketë ikur për të evituar të përfundojë në pranga ose sipas disa medieve dhe admiruesve të saj ajo mund të jetë në burg.

E vetmja gjë e sigurt, shkruan “New York Times”, është që emri i saj është hequr nga posterat e një produksioni kinez (Air Strike) që ka për protagonist Bruce Willis. Filmi duhet të dilte në 17 gusht, por debutimi i tij është shtyrë për në 26 tetor. Një tjetër film në të cilin Fan kishte një rol duhet të dilte në qershor, por është bllokuar në mënyrë të mistershme dhe për momentin nuk është fiksuar asnjë datë.

Source: Tendence