Videoloja e famshme do të ketë një film të ri, duke lumturuar fansat e shumtë nëpër botë. Regjisori i këtij projekti do të jetë James Wan, i njëjti i filmave “Aquaman” dhe “The Conjuring”. Filmi i ri “Mortal Kombat” do të prezantojë edhe një personazh të ri të quajtur Cole Turner dhe tani mësohet se xhirimet e këtij projekti të shumëpritur do të nisin në Australi këtë verë.

Jam me të vërtetë shumë i lumtur që do të rikthehem përsëri në Australi me ‘Mortal Kombat’, sidomos pas një eksperiencë të madhe duke xhiruar ‘Aquaman’”, deklaroi regjisori Wan.

Source: Televizion