PLATFORMA TOKËSORE

Merre njëherë e mirë tani dekoderin DigitAlb, që ta kesh në shtëpi përgjithmonë, pavaresisht se kur vendos të abonohesh!

Pasi me dekoderin tokësor DVB-T2 të DigitAlb mund të shijosh në çdo kohë gjithë kanalet e tjerë pa pagesë dhe vetëm me një tarifë minimale mujore mund të bëhesh pjesë e familjes së madhe DigitAlb e të shohësh në kualitetin më të lartë plot 57 kanale me filma, dokumentarë, sport, programe për fëmijë e familjare!
Blije tani dhe mos e lër për momentin e fundit.
Ne ju ofrojmë garanci dhe mirëmbajtje në vazhdimësi.
Dekoderi Tokesor DVB-T2 është i detyrueshëm për të parë në vijim edhe të gjithë kanalet e lira, pa pagesë !

CFARE DUHET TE KENI?

  • Dekoderin Tokësor T2, ose flyBOX Tokësor dhe Kartë Smart
  • Një Antenë Tokësore të drejtuar nga transmetuesi kryesor. Shih hartën e mbulimit me sinjal tokësor.

OFERTA:

  • Mund ta përfitosh FALAS nëse e ble që në fillim me Abonim në DigitAlb!

Por me flyBOX keni ende më shumë se kaq. Zbuloji këtu: ( https://www.digitalb.al/product/dekoder-tokesor-flybox/ )

Fly Box

FlyBOX tokësor, është dekoderi i DIGITALB, i cili mundëson funksione si :

  • Linear TV:
    • SD – shikimin e kanaleve Standard Definition (720×576)
    • HD – shikimin e kanaleve High Definition (1920×1080)
    • 3D – shikimin e programeve të caktuara në 3D (TV duhet të jetë 3D gjithashtu)
    • Transmetim të kanaleve edhe në formatin Mpeg4
  • POPCORN me Hard Disk – shikimin e programeve VOD, të cilat janë shkarkuar më parë në HARD DISK. Që të mund te aksesohet katalogu i POPCORN, duhet qe aparati te jete i lidhur me HARD DISK e DIGITALB.
  • POPCORN me internet – shikimin e programeve VOD, nëpërmjet lidhjes së FlyBOX me Internet. Per te aksesuar katalogun e POPCORN, duhet që aparati të jetë i lidhur në Internet me kabëll ose WiFi nëpërmjet pajisjes USB WiFi të DIGITALB dhe SC duhet te jete e regjistruar ne MW gjithashtu (nuk është e nevojshme lidhja e aparatit me HARD DISK).
  • TimeShift – ndal dhe rifillon programin live aty ku e ke lenë më pare, me nje kohezgjatje maksimale prej nje ore. Me komandat “Pause”/“Play”. Për këtë është I nevojshëm HARD DISK i DIGITALB ose memorje USB.
  • PVR – rregjistrimi dhe shikimi i programeve në kohën e dëshiruar (personal video recorder). Ju mund të shikoni një kanal dhe të regjistroni një tjetër, në të njëjtën kohë. Për këtë duhet të jeni të pajisur më HARD DISK e DIGITALB ose një memorje USB. Mund të rregjistrohen deri në dy programe (kanale) njëkohësisht. Nepermjet teknologjisë Dual Tuner, është e mundur që të rregjistrohet një program, dhe të shikohet në kohë reale një program në kanal tjetër.
  • MediaPlayback – luan file multimedial si video, audio dhe imazhe, të cilat mund të ndodhen në një memorie të jashtme USB.
  • Interaktiv – lidhja e aparatit ne internet, mundëson funksione interaktive
  • Catchup TV (së shpejti) – shikimin e programeve të një kanali të caktuar edhe pasi janë transmetuar më pare.
  • MultiScreen & MultiRoom (së shpejti) – programi që transmetohet nga aparati mund të shihet edhe në pajisje të tjera njëkohësisht, TV, Smart phone, Tableta, etj.
  • IPTV (së shpejti)shikimin e kanaleve TV, nëpërmjet lidhjes se FlyBOX me Internet.

 

Forma me perfekte per dekodera, e personalizuar dhe e konceptuar nga DIGITALB.

Për marrje sinjali, ka të nevojshme antenë tokësore.

Pesha reale 1.2 kg.

T2 HD

Dekoderi tokësor DVB T2

Linear TV, SD, HD, PVR, Mediaplayer

DVB T2 i vlefshëm për të parë kanalet e Platformës Tokësore DigitAlb, si dhe ato të lira në transmetime dixhitale Mpeg4

 

INFORMACION PARAPRAK !

I nderuar Blerës,

Informacionin e plotë në lidhje me specifikimet teknike, karakteristikat e produktit përpara blerjes së marresit numerik, e gjeni ne broshurën e marrësit numerik (klikoni këtu BROSHURA DHE VKM). Kjo broshurë shoqëron çdo marrës numerik tokësor.

Për çdo informacion shtesë lutemi të drejtoheni pranë DigitAlb Units (https://www.digitalb.al/ndihma/dyqanet-2/)

ose në shërbimin e kujdesit ndaj klientit në Digitalb (https://www.digitalb.al/na-kontaktoni-2/).

Informancionin publik mbi digitalizimin dhe përdorimin e marrësit numerik e gjeni në faqen zyrtare: http://ama.gov.al/digjitalizimi-publik/.

Lutemi që përpara blerjes së marrësit numerik të konsultoni sa më sipër.

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin