“Sky” pritet të blejë “Premium”, shërbimi pay tv i italianes “Mediaset”. Është çështje javësh që të formalizohet dhe është parashikuar që kontrata të nënshkruhet në nëntor.

Shitja e “Premium” te “Sky” bën pjesë te plani që do ta kalojë ofertën “Premium” në satelit. Një plan i mirë për “Sky”, sidomos për ekskluzivën për “Warner” deri në vitin 2020 dhe atë “Universal” deri në fund të këtij viti, duke u bërë pjesë e përmbajtjeve për abonentët e “Sky”.

Shitja e platformës “Premium” për “Sky” nuk është dhe aq surprizë. “Mediaset” dhe “Sky” kanë nisur bashkëpunimin që në mars, kur dy kompanitë njoftuan akordin historik përmes të cilit shkëmbyen kanale për platformat përkatëse.

Source: Teknologji