Filmi spanjoll tragjiko-komik “Një histori kineze” do të shfaqet në qytetin e Shijakut.
Ky event vjen në kuadër të “Natës së Kinemasë Europiane”, e cila sjell në Shijak filmin spanjoll, tragjiko-komik “Një histori kineze”, thekson Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Ky event, organizohet nga “Europe House” në bashkëpunim me Ambasadën spanjolle në Shqipëri.
Hyrja është e lirë dhe filmi këshillohet mbi moshën 12 vjeç.
Filmi transmetohet të martën 6 nëntor, ora 17:00, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Shijakut.
Source: Televizion