Kategoritë: ArkivaTelevizion

Brad Pitt: “Ad Astra”, filmi më sfidues

Në edicionin e 76 të Festivalit të Filmit në Venecia, ishte dita e yjeve hollivudiane. Protagonistë ishin Brad Pitt dhe Scarlett Johansson, të pritur nga fansa që i prisnin prej orësh, pavarësisht të nxehtit. Plot buzëqeshje dhe dukshëm i kënaqur, Brad Pitt, astronaut protagonist i ‘Ad Astra’ të James Gray pranoi se kjo ka qenë ndoshta puna më e vështirë e jetës së tij, një film delikat, një sfidë e vërtetë. Bëhet fjalë për historinë e një astronauti mes një babai dhe një djali që përpiqen të ruajnë ekuilibrin e duhur në mënyrë delikate. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Terminator: Dark Fate”, nisja e një trilogjie të dhunshme

“Terminator: Dark Fate” risjell në ekran Linda Hamilton, përkrah prurjeve të reja Mackenzie Davis e Natalia Reyes. Por, mbi të gjitha, rikthehet Arnold Schwarzenegger. James Cameron konfirmoi një trilogji të re të “Terminator”, që do ta inaugurojë “Dark Fate”. “Kemi kaluar shumë javë duke treguar histori dhe të kuptonim se çfarë do të donim të tregonim për t’i propozuar diçka Lindës”, -tha Cameron për “Deadline”. “Përveshëm mëngët dhe nisëm të krijonim një histori dhe kur kuptuan diçka, e pamë si fillimin e një harku narrativ në tre filma, kështu që ka një histori më të madhe për të treguar. Nëse do të jemi me fat me arkëtimet me “Dark Fate”, e dimë shumë mirë se si do të veprojmë me ...

Lexo më shumë

Oldman, Streep e Banderas zbarkojnë në Venecia me “Panama Papers”

“Panama Papers” i Steven Soderbergh do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit në Venecia më 1 shtator, më pas do të zbarkojë në “Netflix” më 29 nëntor. I bazuar në librin “Secrecy World”, i gazetarit Jake Bernstein, që ka fituar çmimin “Pulitzer”, filmi tregon historinë e skandalit të “Panama Papers”, mbi 11 milionë dokumente konfidenciale të studios ligjore “Panama Mossack Fonseca” që mbanin informacione të detajuara mbi 214.000 shoqëri offshore që merreshin me aktivitet riciklimi, që u publikuan fillimisht në “Süddeutsche Zeitung” në vitin 2015, më pas në Këshillin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë. “Panama Papers” ka një kast aktorësh që s’kanë nevojë për prezantim; Meryl Streep, Antonio Banderas, Gary Oldman, Sharon Stone, Alex Pettyfer, James Cromwell, Jeffrey Wright, David ...

Lexo më shumë

“The New Pope” gati për Venecia, del traileri zyrtar

Doli traileri zyrtar i “The New Pope”, seriali i SKY-HBO-CANAL+, me regji të Paolo Sorrentino, që pritet të prezantohet më 1 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia, si event special jashtë konkursit. Ky është seriali i dytë i Sorrentinos që ambientohet në Vatikan dhe përbëhet nga 9 episode. Kasti i aktorëve është i jashtëzakonshëm, duke filluar me dy protagonistët kryesorë Jude Law e John Malkovich, duke vijuar me Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier, Maurizio Lombardi, të pranishëm edhe në “The Young Pope”. “New entry” janë Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Yuliya Snigir e Massimo Ghini. Ndërsa “guest star” janë Sharon Stone e Marilyn Manson.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Fast and Furious 9”, John Cena hyn fuqishëm në sagë

“Fast&Furious” është një ndër sagat aksion më popullore në botë. E pasur me akrobaci të pamundura, aventura të jashtëzakonshme dhe një humor i përshtatshëm për të gjitha kategoritë e shikuesve. Kapitulli 8 sfidoi pritshmëritë duke u bërë një sukses i madh. Tani që doli në kinema i pari spin-off i sagës, “Hobbs and Shaw”, nisën të dalin të dhëna për filmin e radhës tw origjinalit, “Fast&Furious 9”. Në një postim në “Instagram”, Vin Diesel sugjeroi një moment tepër të rëndësishëm mes tij dhe John Cena në “F&F9”.   View this post on Instagram   Fast 9 Week 10! Blessed, grateful and inspired… #Fast92020 #Fatherhood A post shared by Vin Diesel (@vindiesel) on Aug 28, 2019 at 6:27am PDT Source: Televizion

Lexo më shumë

“Avengers: Endgame”, gjendet një gabim në betejën finale

Një fan gjeti një gabim në betejën finale të “Avengers: Endgame”, që ka të bëjë me Doctor Strange. Pas daljes në Blu-ray e DVD në SHBA, fansat po e shikojnë filmin me detaje dhe nuk po u shpëton gjë, as ato më të voglat. Njëri prej tyre, me një shikim shumë të mirë, vërejti një gabim të rëndë në betejën finale të “Endgame”, një veçori që askush s’e kishte vënë re. Ndërsa të gjithë po mundohen të përballen me Thanos (Josh Brolin) dhe shpurën e tij të alienëve, Doctor Strange (Benedict Cumberbatch) shihet pa gurin e tij të fatit, një fakt i pashpjegueshëm. Por, që më pas shfaqet sërish në disa skena të tjera duke mbajtur një varëse tjetër. Source: ...

Lexo më shumë

Viola Davis si Michelle Obama

“First Ladies” është seriali i ardhshëm televiziv që flet për bashkëshortet e presidentëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Aktorja Viola Davis do të interpretojë Michelle Obama-n. Përveç bashkëshortes së Barack Obama-s, në qendër të sezonit të parë të serialit të shkruar nga Aaron Cooley, për të cilin vetë Davis do të jetë producente ekzekutive, do të jenë edhe Eleanor Roosvelt dhe Betty Ford. Seriali parashikohet se do të nxjerrë në pah aspektin publik dhe privat, duke treguar veç të tjerash edhe rolin e atij që njihet si Wast Wing, krahu i rezidencës presidenciale, ku i kanë zyrat bashkëshortet e presidentëve, në procesin e vendimmarrjes në politikën amerikanë.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Rambo 5” do të klasifikohet “Rated-R”

Pas publikimit të trailerit të ri të “Rambo 5” vjen konfirmimi se filmi i sagës aksion me protagonist Sylvester Stallone do të jetë i ndaluar për minorenët. Arsyeja e këtij klasifikimi, sipas “Exhibitor Relations Co.”, vjen prej faktit se filmi do të ketë skena të forta dhune, imazhe të tmerrshme, përdorim droge, gjuhë të papërshtatshme. “Rambo: Last Blood”, me regji të Adrian Grunberg e skenar të Matthew Cirulnick e Sylvester Stallone, ka në kastin e aktorëve edhe Paz Vega, Sergio Peris-Mencheta, Adrianna Barraza, Yvette Monreal, Genie Kim aka Yenah Han, Joaquin Cosio e Oscar Jaenada. Source: Televizion

Lexo më shumë

Futbollisti Neymar…aktori më i ri i “La Casa de Papel”

Seriali i famshëm “La Casa de Papel” do të ketë një aktor të ri për sezonin e katërt. Ai është futbollisti brazilian, Neymar Jr. “Unë arrita të realizoj ëndrrën time dhe të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Dhe tani unë mund të ndaj lajmin me ju të gjithë!”-shkroi futbollisti në “Instagram”. View this post on Instagram Eu pude realizar meu sonho e fazer parte da minha série favorita. E agora eu posso compartilhar o João com todos vocês ! Gracias @lacasadepapel! #LCDP3 #nuevofichaje #lacasadepapel A post shared by 3n310ta neymarjr (@neymarjr) on Aug 27, 2019 at 9:15am PDT Seriali spanjoll theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues në të gjithë ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin