Doli traileri zyrtar i “The New Pope”, seriali i SKY-HBO-CANAL+, me regji të Paolo Sorrentino, që pritet të prezantohet më 1 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia, si event special jashtë konkursit.

Ky është seriali i dytë i Sorrentinos që ambientohet në Vatikan dhe përbëhet nga 9 episode.

Kasti i aktorëve është i jashtëzakonshëm, duke filluar me dy protagonistët kryesorë Jude Law e John Malkovich, duke vijuar me Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier, Maurizio Lombardi, të pranishëm edhe në “The Young Pope”. “New entry” janë Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Yuliya Snigir e Massimo Ghini. Ndërsa “guest star” janë Sharon Stone e Marilyn Manson.

 

Source: Televizion