Netflix ka rezervuar për fansat e filmave një sërë surprizash në këtë periudhë festash, duke futur në playslist-ën e tij prodhime kinematografike klasike, por edhe ato më të rejat.

Por, përveç kësaj, Netflix është duke testuar për momentin një opsion të ri, i cili mund të revolucinojë “artin” e të parit një serial për dy ditë. Po flasim për një buton që nuk të lë të humbasësh asnjë skenë, ose që t’i rikthehesh një dialogu që nuk e kuptove shumë mirë midis protagonistëve.

Quhet “Butoni përsëritjes” që do të rishfaqë skenën që doni ju nga materiali filmik që po shihni. Për momentin është vetëm një buton i vogël që të shfaqet në ekran dhe që të pyet: “A do ta shikosh këtë skenë sërish?”, por që në të ardhmen mund ti gjendet një zgjidhje më e përshtatshme që mos të pengohet eksperienca e të parit të filmit.

Kështu që pas opsionit “Skip Intro”, kjo është e reja e radhës e shtuar nga Netflix, që pak nga pak do bëjë të mundur që filmat të luhen vetë, pa pasur nevojë që ne të mos lëvizim as gishtin.

Source: Teknologji