Rreth dhjetë vjet më parë bënin prova në sallonin e shtëpisë së prindërve, në shtator performuan në Milano para 60 mijë fansave, të mbledhur edhe pse nën një rrebesh shiu, për të regjistruar rekordin e spektatorëve në karrierën e tyre.

Rrugëtimi i “Imagine Dragons” është i jashtëzakonshëm, mes disqeve të platinit, çmime të fituara dhe rekord dëgjueshmërie në streaming. Por, djemtë e grupit nga Las Vegas thonë se ka arritur momenti për të bërë një bilanc.

“Për herë të parë në kaq vjet kemi pak kohë të lirë”, -shpjegon basisti Ben McKee. “Për sa kohë je në turne nuk ke kohë të ndezësh radio apo televizor dhe thuajse nuk e vë re se sa shumë është rritur grupi. Tani jemi në shtëpi, i dëgjojmë këngët tona çdo pesë minuta. Është e jashtëzakonshme”.

Fillimet duken të largëta tashmë: “Kemi kaluar shumë kohë në një shtëpi të vogël, mezi paguanin dhe faturat. Hanim pilaf me fasule çdo natë, bënim prova në shtëpinë e prindërve të Dan (Reynolds, këngëtari). Dhe gjithçka për të interpretuar nëpër kazino. Ta mendosh tani, ishte periudhë e vështirë, por nuk sforcoheshim, e bënim me dëshirë, sepse kjo është ajo që duam”, -tha McKee.

Dhe tani, pas dhjetë vjetësh, këta djem të devotshëm dhe të sjellshëm janë bërë një ndër grupet që po rishkruajnë rregullat e rokut. Në nëntor publikuan albumin e katërt, “Origins”, një vit pas “Evolve”.

Source: Tendence